Telenews

Ukraina sulmon Rusinë me mbi 100 dronë, Moska mbyll aeroportet

Ukraina ka goditur Rusinë me më shumë se 100 drone, duke synuar veçanërisht Moskën dhe duke ndërprerë funksionimin e një duzinë aeroportesh.

Bëhet e ditur se të katër aeroportet e Moskës u mbyllën shkaku i sulmeve me dron.

Përveç Moskës, dronët ukrainas sulmuan edhe 13 rajone të tjera, shkruan BBC.

Edhe qytete tjera ruse si Penza dhe Voronezh ishin në shënjestër.

Ndryshe, sulmet ukrainase vijnë disa ditë përpara një armëpushimi të përkohshëm që Rusia shpalli në fillim të kësaj jave, i cili do të zgjasë nga 8 maji deri më 11 maj.

Armëpushimi përkon me paradat e Ditës së Fitores në Rusi, që shënojnë fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në 1945.

Të ngajshme

Prokurori Ersan Qavolli avancohet në Kryeprokurorinë e Shtetit

Yllka Gashi

“Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin”, Rama nga SHBA: Nuk u bë më mira për George Washington-in e Kosovës

Yllka Gashi

Përmbyllet gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, morën pjesë 20 ekipe nga njësitë e FSK-së

Yllka Gashi