Telenews

Ulen ndjeshëm shifrat e COVID në Shqipëri

Në 24 orët e fundit, vetëm 89 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe asnjë vdekje nuk është regjistruar në Shqipëri.

Sipas të dhënave të buletinit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, më së shumti ka të shëruar nga virusi, se sa të prekur.

Të shtruar në spitale mbesin 27 persona, të cilët po marrin trajtim spitalor të specializuar.

Në Shqipëri, gjatë javëve të fundit, ishte vënë re një incidencë e lartë e rasteve të reja, të cilat kanë arritur në faza të caktuara edhe në mbi 1 mijë ditore.

Ndërsa, momentalisht, numri i rasteve aktive është në 3 mijë e 331, krahasimisht me mbi 10 mijë që ka qenë një javë më parë.

Qarku më i prekur vijon të mbetet Tirana, me mbi 1 mijë e 200 raste akteve. Teksa ndjek Fieri, Durrësi dhe Vlora.

Dibra dhe Kukësi janë qarqet me më së pakti raste aktive me COVID-19.

Apeli ndërkaq, vijon të mbetet ai i shtimit të vaksinimeve dhe marrjes së dozave përforcuese, nëse dy të parat janë marrë.

Të ngajshme

Çfarë duhet të konsumoni në mëngjes për të ruajtur shëndetin e veshkave

KushtrimGuraj

8 arsye pse ju bie imuniteti që ndoshta nuk i keni ditur

KushtrimGuraj

Përfitimet nga vaji i ullirit me limon

Erzana Fazliu