Telenews

United ka shpresa për Martinez, pasi që Arsenali mund të “tërhiqet nga gara”

Manchester United mund të shpresojë nëse
kërkon për ta blerë mbrojtësin e Ajaxit, Lisandro Martinez, me De Telegraaf që
ka raportuar se Arsenali po shikon mundësitë të “tërhiqet” nga një marrëveshje

Kjo do të lironte rrugën për Djajtë e Kuq që
të investojnë më shumë në talentin 24 vjeçar argjentinas.

Arsenali janë të interesuar për mbrojtësin e
Ajaxit, Lisandro Martinez gjatë kësaj vere, ku më së pari për të kishin
raportuar The Athletic.

Oferta e parë e Arsenalit prej 25 milionë
funte u tha se është refuzuar për transferin e mundshëm të 24 vjeçarit.

Por, tani rritja e çmimit të Ajaxit për të thuhet
se ka bërë që Arsenali të tërhiqet në kërkesën e tyre për shërbimet e tij dhe
këtë me sa duket do ta shfrytëzojë Manchester United. /GazetaExpress/

The post United ka shpresa për Martinez, pasi që Arsenali mund të “tërhiqet nga gara” appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj

Akil Gjakova shkëlqen në “Taranto 2026”, fiton medaljen e bronztë –

KushtrimGuraj

Kosova fiton medaljen e dytë në “Taranto 2026”, Fatjona Kasapi merr të bronztën në xhudo –

KushtrimGuraj