Telenews

Ushtari i FSK-së dyshohet se u plagos nga kolegu në Prishtinë

Një person është plagosur nga arma e zjarrit gjatë ditës së sotme në fshatin Sharban të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana, ka theksuar se rasti nga ndodhur rreth orës 14:30.

Sipas Pllanës, i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person”, ka thënë Pllana.

Burime të Klanit kanë bërë të ditur se i plagosuri është 22-vjeçar dhe ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa pjesë e ushtrisë është edhe personi që ka shtënë me armë zjarri.

Të dy, gjithmonë sipas burimeve të televizionit, kanë qenë jashtë orarit të punës.

Të ngajshme

Djali i Jakup Krasniqit falënderon protestuesit: Me zemër isha me ju duke kërkuar drejtësi

Valjeta Turkaj

Humb jetën në vendin e punës një shqiptar në Greqi

Valjeta Turkaj

I dashuri i Loredanës gjobitet me 450 mijë euro për armëmbajtje pa leje

Valjeta Turkaj