Telenews

Ushtari ukrainas rrëzon dronin rus, e godet me Stinger

Regjimenti i 8-të i njësisë speciale i ushtrisë ukrainase, ka arritur që të rrëzojë një dron rus që e goditi me mortajën amerikane e njohur si Stinger.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet një ushtar ukrainas i cili mban Stingerin në kraharor dhe sapo e lokalizon dronin, shkrep predhën e cila e godet mjetin pa pilot, transmeton Telegrafi.

Stingeri është një armë që pasi arrin ta lokalizojë objektivin, ia bënë me dije operatorit që mund ta shkrep predhën dhe ta godet me precizitet të lartë.

E në video shihet tymi i zi në qiell që përhapet pasi goditet me Stinger droni i ushtrisë së Vladimir Putinit. Ndryshe rusët po përdorin dronët iranian Shahed-136 për të kryer sulme mbi qytetet ukrainase.

Në anën tjetër, beteja për Bakmutin po vazhdon dhe po konsiderohet si vendi më i përgjakshëm në Ukrainë.

 

Të ngajshme

Edhe kjo ndodh në Dubai: Së shpejti taksi ajrore

Valjeta Turkaj

Franca lëshon targat rozë për automjetet, çfarë tregojnë ato?

Erzana Fazliu

ShBA paralajmëron Iranin se “të gjitha opsionet janë në tryezë” në takimin e OKB-së

Valjeta Turkaj