Telenews

Vajza e ish-ushtarit të UÇK-së i dhuron Xhavit Halitit në Pejë fotografinë e Thaçit dhe Veselit

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka pranuar në tubimin e PDK-së në Pejë fotografia e bashkëudhëtarëve të lirisë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, nga vajza e ish-ushtarit të UÇK-së, Avni Shala.

“Fotografia e bashkëudhëtarëve të lirisë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, që ma dhuroi vajza e ish-ushtarit të UÇK-së, Avni Shala, më mbushi me emocione të fuqishme, duke më rikthyer në ditët më të vështira, por edhe më të ndershmet të jetës sonë”, ka shkruar Haliti në rrjetet sociale.

Haliti është shprehur i bindur në lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Lufta e UÇK-së ishte e pastër si ideali që e lindi: një betim i shenjtë për liri, i shkruar me sakrificë dhe i vulosur me gjak. Prandaj, besoj pa asnjë dyshim në lirinë e Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe Rexhës”, ka shkruar Haliti.

Të ngajshme

Sada: Reduktimet e rrymës dhe vonesa e subvencioneve po e çojnë bujqësinë drejt kolapsit

Donat Hashani

Policia gjobit kompanitë që po bartin dhe në rajonin e Prishtinës

Erzana Fazliu

Taksa zvicerane për qentë: Si e trajton Zvicra qenin tuaj si një person

Erzana Fazliu