Valon Berisha mund të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar veror.
Mesfushori kosovar nuk ka arritur të përshtatet në Francë te Reims, ndërsa është i hapur të provojë një aventurë të re, transmeton Gazeta Express.
Interesim për shërbimet e Berishës ka shprehur gjiganti turk, Galatasaray.
Kandidat për ta udhëhequr Galatasarayn sezonin tjetër është Marco Rose.
Me trajnerin Rose, Berisha kishte punuar sa ishte pjesë e Salzburgut të Austrisë, nga viti 2018 deri në vitin 2018.
Berisha më pas u transferua te Lazio për 7.6 milionë euro, ndërsa në vitin 2020 iu bashkua Reimsit francez për 4.5 milionë euro.
The post Valon Berisha mund të transferohet në Turqi appeared first on Gazeta Express.

