Telenews

Vapa s’ka mbaruar, një valë tjetër e të nxehtit të fortë drejt Evropës

Valë të mëdha, e madje edhe vdekjeprurëse të të nxehtit kanë goditur gjatë kësaj vere jugperëndimin e Shteteve të Bashkuara, Meksikën, Evropën dhe Azinë.

Muaji korrik u cilësua si më i nxehti për disa vitet e fundit në Evropë, ku temperaturat shënuan rekorde. Një valë e re e nxehtësisë pritet të përfshijë pjesë të Evropës edhe javën e ardhshme.

Gushti 2023 do të përfundojë me një valë të nxehti të gjerë dhe afatgjatë në pjesën më të madhe të Evropës. Pasi Evropa Jugore kohët e fundit mposhti rekordet e saj të të gjitha kohërave me vapë përvëluese, një valë e re e fuqishme e të nxehtit do të intensifikohet këtë javë. Përhapet në Evropën Perëndimore dhe Qendrore gjatë fundjavës, duke arritur kulmin javën e ardhshme. Rajonet e para të prekura do të jenë Evropa perëndimore dhe jugperëndimore.

Temperatura edhe mbi 40C parashihen në gadishullin Iberik, deri në 40C në Francën jugore e në Gjermani edhe deri në 35C.

Me temperatura të larta këto ditë po përballet edhe Turqia.

Dy ditë më parë Turqia ka regjistruar temperaturë rekorde prej 49.5 gradësh Celsius.

Temperatura rekorde është regjistruar të martën në provincën Eskishehër, ka thënë ministri turk i Ambientit, Mehmet Ozhaseki.

Sipas tij, rekordi paraprak është regjistruar më 2021 – 49.1 gradë Celsius.

 

Të ngajshme

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu

Dafina Zeqiri vjen me “Tranquilo”

Erzana Fazliu

Abdixhiku me ‘Turneun e Ndryshimit’ merr përkrahje të madhe në Ferizaj

Erzana Fazliu