Telenews

Vazhdon bastisja e policisë argjendarinë në Prishtinë, pronari i së cilës u arrestua dje

 

 

Policia e Kosovës kanë bllokuar pjesën hyrëse në këtë argjendari, shkruan gazeta online Reporteri. Lidhur me grabitjen e 22 nëntorit në një argjendari në Suharekë, gjatë ditës së djeshme është arrestuar edhe pronari argjendarisë “Buraku” në Prishtinë.

Aksioni është kryer nga katër zyrtarë policorë, të cilët kanë larguar klientët që ndodheshin në lokal, dhe pastaj kanë arrestuar pronarin. Më pas është mbyllur argjendaria.

Një i vrarë dhe shtatë të arrestuar ka qenë bilanci i aksionit të djeshëm të policisë që ndërlidhet me grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë.

Në këtë aksion gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur një polic. Policia është në kërkim edhe të një personi tjetër, i përfshirë në këtë rast.

Aksioni që nisi mesditën e së enjtes në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, zgjati disa orë./Telenews/

Të ngajshme

Rezultatet preliminare: VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend, LDK i humbë 5 vende, PDK një deputet më pak

Valjeta Turkaj

Numërohen 61% të vendvotimeve, VV shkon në mbi 50%

Valjeta Turkaj

Humb jetën një 19 vjeçare në një aksident në Ferizaj

Valjeta Turkaj