Telenews

Vazhdon bastisja nga EULEX-i, flet nipi i vëllezërve Fazliu

Fahri Fazliu, nipi i heronjve të luftës, Fahri e Bahri Fazliu, ka folur për bastisjen në familjen e tyre nga EULEX-i dhe Zyra e Prokurorisë së Specializuar.

Ai ka deklaruar se bastisja e nisur në orën 07:00, po vazhdon edhe më tutje, derisa tha se nuk e dinë ende arsyen.

“Para rreth një orë kam kontaktuar avokatin Artan Çerkinin dhe më ka njoftuar se po bastiset banesa ku rrinë vëllai i heronjve, Fadil Fazliu…Më ka thënë se nuk di asgjë më shumë, arsyeja s’dihet pse, po presim kur të dalim. Bastisja ka nisur rreth orës 7së mëngjesit, s’jam lejuar të futem brenda. Të tjerët janë të mbyllur në banesë. Telefonat i kanë të gjithë të mbyllur”, ka deklaruar ai.

Fahri Fazliu, nipi i heronjve të luftës, kishte marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale për intervistim, ndonëse ishte shprehur se në kohën e luftës ka qenë vetëm 8-vjeçar.

Të ngajshme

Berisha: Vota ime nuk është e determinuar nga askush, as nga opozita – duhet të reflektojmë të gjithë

Erzana Fazliu

Tragjedia në Teksas: Shkon në 27 numri i viktimave – 20 vajza ende të zhdukura

Erzana Fazliu

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu