Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar 1 rast i vdekjes dhe janë konfirmuar 1 mijë e 390 raste të reja me Covid-19.
Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 3 mijë e 700 mostrave.
Në 24 orët e fundit, janë shëruar 871 pacientë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në 9 mijë e 230.