Telenews

SHBA-ja sanksionon Industrinë e Naftës së Serbisë për shkak të pronësisë ruse

Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj industrisë së naftës të Rusisë, sanksione që kanë shënjestruar edhe kompaninë serbe, NIS (Industria e Naftës së Serbisë).

Në një komunikatë për media, Thesari ka njoftuar se ka vepruar për të përmbushur zotimin për të reduktuar të hyrat e Rusisë nga energjia, duke bllokuar veprimin e gjigantëve Gazprom Neft dhe Surgutneftegas.

NIS-i u sanksionua si “rrezik dytësor”, për shkak të lidhjes me Gazpromin rus.

Gazprom Neft ka aksione në NIS, që nga viti 2022. Aksione ka edhe kompania e saj mëmë Gazprom. Sipas të dhënave të NIS-it, kompania Gazprom Neft zotëron sot 50 për qind të kapitalit aksionar të NIS-it, Republika e Serbisë zotëron 29.87 për qind të aksioneve, ndërsa kompania Gazprom zotëron 6.15 për qind të aksioneve, transmeton REL. Pjesa tjetër u takon qytetarëve, punonjësve, ish-punonjësve dhe aksionarëve të tjerë më të vegjël.

 

Të ngajshme

Nis protesta në Prishtinë, numër i madh qytetarësh në shesh – të pranishëm edhe djemtë e katërshes së UÇK-së –

KushtrimGuraj

Wikipedia heq nga hyrja e biografisë së Thaçit cilësimin “kriminel lufte i dënuar” –

KushtrimGuraj

Dënimi i katërshes: UÇK-ja bashkon kuvendin, miratohet deklarata (VIDEO)

KushtrimGuraj