Telenews

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Presidentja Osmani kërkon hetim të pavarur dhe drejtësi të pakompromis

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar ndaj ngjarjes së rëndë të rastit të vdekjes së 27 vjeçarit në Lipjan.

Mbi rrethanat tronditëse të vdekjes së tij, ajo kërkon urgjentisht transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi të pakompromis.

”Ngjarja e rëndë dhe tronditëse e vdekjes së një të riu 27-vjeçar, rreth së cilës ekzistojnë dyshime serioze se ka ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë, kërkon urgjentisht transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi të pakompromis.
Të gjitha rrethanat e këtij rasti duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe profesionale dhe secili zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë. Askush nuk është mbi ligjin”.

 

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj