Ka shumë dyshime rreth vdekjes së Massimo
Bochichio, një “ndërmjetës VIP” i cili akuzohet se kishte përvetësuar rreth 300
milionë euro nga figura të ndryshme në futboll, përfshirë Antonio Conte dhe
Marcello Lippi
Corriere della Sera raporton që 56 vjeçari
ndërroi dje jetë në zonën e Parioli të Romës pas një aksidenti serioz me
motoçikletë, por tani kanë filluar të lindin dyshime për mënyrën se si ka
ndodhur aksidenti.
Raporti i parë sugjeroi që shoferi papritur e
kishte humbur kontrollin duke u përplasur me murin në një shpejtësi të madh ku
nga përplasja kishte pasur eksplodim. Shqetësimi i hetuesve, megjithatë, rrjedh
nga fakti që duke se motoçikleta është përplasur në muri dhe pastaj ka eksploduar.
Një tjetër kuriozitet është lokacioni i tij;
Bochicchio ende ishte në arrest shtëpie dhe ai lejohej të shkonte me leje vetëm
në gjykatë dhe për kontrolle mjekësore. Dje ishte e diel dhe 56 vjeçari ishte
shumë larg shtëpisë së tij. Interesante, ai do të merrte pjesë sot në një
seancë gjyqësore.
Sot u tha se për momentin nuk mund të
konfirmohet nëse Bochicchio vdiq shkaku i aksidentit. Gjyqtarët në Romë
theksuan që “formalisht, nuk ka siguri që trupi është i tij. Është një situatë
shumë e sikletshme. Ne kemi dëgjuar nga burime që i pandehuri ka qenë viktimë e
një aksidenti, kjo është e vërtetë, por ajo ende nuk është dokumentuar
legalisht, nuk ka certifikatë të vdekjes”.
Gjykatësit janë duke menduar që të kërkojnë
test të ADN-së për kufomën e djegur në vendin e aksidentit. /GazetaExpress/
The post Vdekja misterioze e njeriut që mashtroi Conten dhe Lippin appeared first on Gazeta Express.

