Telenews

Vdes 80 vjeçari që u godit nga makina në fshatin Vragoli

Një i moshuar, rreth 80 vjeçar, ka vdekur në QKUK teksa po trajtohej pasi në mesditë ishte goditur nga vetura në magjistralen Prishtinë-Pejë konkretisht në fshatin Vragoli.

Këtë e kanë konfirmuar nga policia e rajonit të Prishtinës teksa thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Në ora 14:15, nga Emergjenca e QKUK-së është pranuar informata se personi i aksidentuar, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për autopsi”, kanë deklaruar nga Policia

Të ngajshme

Defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë, një pjesë e madhe e Prishtinës mbetet pa ujë

Rrezarta Ramaj

Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Rrezarta Ramaj

“Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

Rrezarta Ramaj