Telenews

Vdes 87 vjeqari që goditi vetën me armë në Podujevë

Mëngjesi i 16 marsit nuk ishte i zakonshëm si çdo ditë tjetër në familjen Sekiraqa nga fshati Herticë i Podujevës. Brenda shtëpisë së tyre në rrugën ‘Ramë Vllasa’ ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, e të cilat dyshohet se i shkrepi një person i moshuar me qëllim që t’i japë fund jetës së tij.

Viktima është Osman Sekiraqa, 87-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm në një nga Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ku po trajtohej që nga dita kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Sekiraqa ishte gjetur në shtëpinë e tij nga një fqinj i cili kishte dëgjuar zhurmën dhe kishte vajtur menjëherë atje për t’i dalë në ndihmë.

Nuk dihen ende motivet që e shtynë të moshuarin të bëjë këtë veprim, teksa fillimisht me urdhër të prokurorit rasti ishte cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’

Të ngajshme

Rasti i Arlinda Zekajt, në orën 16:00 mbahet seanca e jashtëzakonshme

Rrezarta Ramaj

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës plenare

Rrezarta Ramaj

OJQ “QIKA” paralajmëron aksion simbolik para qeverisë

Rrezarta Ramaj