Telenews

Vdes babai i Robin Krasniqit, boksieri shkruan fjalë prekëse

Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi, ka dhënë lajmin e hidhur për vdekjen e babait të tij, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Krasniqi përmes një njoftimi në Facebook, ku ka shkruar fjalë prekëse.

“Më Coptove në shpirt o Babë!

U ndave nga jeta shumë heret dhe na le me mallë për ty, përgjithmonë!

Ti ishe mbështetesi dhe kshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës time! Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që e kam shpalos nga jeta ime, buronte nga miresija e burrërija e jote Babë!

Unë jam shumë krenar dhe falendërues se jam biri ytë dhe e falenderoj Zotin për çdo moment se të kisha ty pranë.

Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi të gjithë.

U bëfsh banor i Xhehnetit Babë.

Në zemren time do të të mbajë gjithmonë.”

Të ngajshme

Kosova kualifikohet në Play-off të Kampionatit Evropian për Esports pas fitores ndaj Danimarkës

KushtrimGuraj

Alonso do të mbajë takim urgjent me dy lojtarë të Real Madridit pas poshtërimit nga PSG

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani rinovon me Hoffenheim deri në vitin 2029 – zyrtarizimi në fund të javës

KushtrimGuraj