Telenews

Vdes ikona e basketbollit kosovar

Ka ndërruar jetë sot në moshën 88-vjeçare, një nga figurat më të shquara të basketbollit kosovar, Mithat Belegu.

Belegu konsiderohej një nga pionierët e basketbollit në Pejë dhe në Kosovë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin e këtij sporti për më shumë se pesë dekada.

Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm si basketbollist, trajner, gjyqtar ndërkombëtar dhe veprimtar sportiv.

I vlerësuar si basketbollisti më i mirë kosovar i viteve ’60, Belegu vazhdoi të shërbejë për basketbollin edhe pas përfundimit të karrierës si lojtar.

Në vitin 1978 ai fitoi stemën e gjyqtarit ndërkombëtar të FIBA-s, duke u bërë shqiptari i parë që arrinte këtë sukses.

Për kontributin e tij shumëvjeçar në sport, Mithat Belegu ishte nderuar edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, me fillim nga ora 14:00, në varrezat e qytetit në Pejë.

Të ngajshme

Rritet interesimi për Universitetin e Prishtinës, mbi 1 mijë aplikantë më shumë se vitin e kaluar

Blearta

Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën me ndihmë në shuarjen e zjarreve dhe në operacionet e kërkim-shpëtimit

Blearta

Telat e rrymës bien mbi tren në Klinë, ndërpritet qarkullimi për arsye sigurie

KushtrimGuraj