Telenews

Vdes një grua dhe lëndohen disa të tjerë në aksidentin e rënë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Një grua ka mbetur e vdekur dhe disa persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti mes dy automjeteve  në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, në fshatin Studime.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillohen hetime për të konstatuar shkaqet e aksidentit.

 

“Rreth orës 05:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Studime, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Aksidenti ka rezultuar me pasoja fatale, pasi një grua ka humbur jetën, ndërsa disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Ekipet emergjente dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia po zhvillon hetime për të zbardhur shkaqet e aksidentit”, ka thënë Hoxha.

Të ngajshme

Hoti: Dështimi i seancës është skenar i Vetëvendosjes, kjo çështje duhet të shkojë në Kushtetuese

Yllka Gashi

Rrahmani angazhon avokat mbrojtës, paralajmërohen ata që “e ngucin” kapitenin

Yllka Gashi

Nagavci i bën thirrje PDK-së dhe LDK-së që të marrin pjesë në seancën e së dielës

Yllka Gashi