Një person ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kulmi i një shtëpie në Prizren, gjatë kryerjes së punimeve.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 13 korrik 2026 në rrugën “Kalaja e Krujës”, ku viktima, mashkull kosovar, dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth tetë metrash.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Rr. Kalaja e Krujës, Prizren 13.07.2026 – Koha NN. Dyshohet se viktima mashkull kosovar, kishte rënë nga një kulm i shtëpisë nga lartësia 8 metra, ku si pasojë viktima kishte vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar punë-kryesi ku ka ndodhur rasti, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 0rë. Rasti duke u hetuar.”, thuhet në raportin e policisë.

