Telenews

Vdiq e moshuara në Podujevë pasi pësoi sulm në zemër, u ndoq nga qentë

Një grua e moshuar ka vdekur të mërkurën në Podujevë pasi ka pësuar sulm në zemër.

Shefi i Urgjencës në Podujevë, Arben Beqiri, ka thënë për KOHËN se viktima ishte ndjekur nga qentë.

Sipas Beqirit, viktima është rianimuar, por ka vdekur pas gjysmë ore.

“Rasti ka qenë në emergjencë dhe ajo ka vdekur si pasojë e sulmit në zemër. Mendohet se ka vdekur prej frikës pasi është ndjekur nga qentë, por këtë e përcakton autopsia.  Gruaja ka qenë e moshuar, ka pësuar sulm në zemër. Ne e kemi rianimuar, e kemi kthyer prapë në jetë, por pas gjysmë ore ka vdekur”, ka thënë ai.

Të ngajshme

Mjalta i qetëson edhe ulçerat në gojë

Valjeta Turkaj

Zjarri në Tiranë, Rama: Banorët e prekur do mbështeten me bonus qiraje

Valjeta Turkaj

Nga 72 vende pune të inspektuara, në 34 ndalohen punimet

Valjeta Turkaj