Telenews

Vdiq ish-Papa Benedikti XVI

Ish-Papa Benedikti XVI, ka vdekur në Vatikan në moshën 95-vjeçare, për shkak të shëndetit.

Benedikti, i cili ishte Papa i parë në pothuajse 600 vjet që dha dorëheqjen nga posti i tij, në vend që të mbante detyrën përgjithmonë, vdiq të shtunën, sipas një deklarate nga Vatikani.

Lajmi për vdekjen e tij erdhi disa ditë pasi Papa Françesku u kërkoi besimtarëve të luteshin për Benediktin, duke thënë se ai ishte “shumë i sëmurë”.

Shëndeti i tij ishte në rënie prej disa kohësh, shkruan BBC.

Benedikti i habiti besimtarët katolikë dhe ekspertët fetarë në mbarë botën më 11 shkurt 2013, kur njoftoi për largimin nga pozicioni i tij si Papë, duke përmendur “moshën e tij të avancuar”.

Në fjalimin e tij të lamtumirës, Papa atëbotë në largim premtoi të qëndronte “i fshehur” nga bota, por ai vazhdoi të fliste hapur për çështjet fetare në vitet pas daljes në pension, duke kontribuar në tensionet brenda Kishës Katolike.

Të ngajshme

Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit thotë se ai veproi në vetëmbrojtje

Donat Hashani

Kurti sot edhe pse vikend me aktivitete të shumta

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore të ditës për sot

Donat Hashani