Telenews

Vedat Muriqi reagon pasi e mbylli sezonin me Mallorcan

Dje u mbyll komplet sezoni në La Liga, ku u zhvillua xhiroja e fundit.

E edhe në këtë javë, Muriqi nuk e la pa shënuar gol.

Sulmuesi kosovar realizoi golin e 15-të në një sezon fantastik për të, duke e ndihmuar Mallorcan të mbijetojë në elitën e futbollit spanjoll.

Pas përfundimit të sezonit, ai ka reaguar, duke falënderuar bashkëlojtarët, stafin e tifozët.

“Për ne po vjen fundi i sezonit. Kemi përfunduar një sezon në të cilin kemi luftuar si ekip! Dua të falënderoj bashkëlojtarët e mi, stafin dhe tifozët tanë të mrekullueshëm për të gjithë mbështetjen e marrë këtë sezon”, shkroi Muriqi.

 

Të ngajshme

Fenerbahce ‘çmendet’ për Muriqin, ofron zyrtarisht miliona euro për të

KushtrimGuraj

Muriqi i 6-ti në luftën për “Këpucën e Artë” evropiane

KushtrimGuraj

Napoli del me njoftim zyrtar, kaq javë pritet të mungojë Rrahmani

KushtrimGuraj