Në anën tjetër, Mallorca fërkon duart, teksa i është përgjigjur gjigantëve të La Liga, duke u kërkuar një shumë prej 20 milionë eurosh për Muriqin. Sulmuesi u transferua përfundimisht tek ekipi ishullor në verë, me Lazion që e shiti për 7 milionë euro. Me largimin e Matheus Cunha, Diego Simeone kërkon një tjetër sulmues dhe Muriqi i plotëson kërkesat e trajnerit argjentinas.
Topi është në anën e Mallorcas që duhet të marrë parasysh dhe anën sportive, pasi Muriqi deri më tani është lojtari më i rëndësishëm që e ka ndihmuar ekipin që të grumbullojë 19 pikë pas 15 ndeshjesh. Bomberi i Kosovës është shënuesi i dytë më i mirë i La Liga, teksa vetëm Robert Lewandowski ka bërë më mirë se ai.
Nga po 8 gola sa Muriqi kanë shënuar dhe Borja Iglesias i Real Betis dhe Joselu i Espanyol. Në Spanjë, futbollisti shqiptar ka marrë dhe pseudonimin “pirati” nga tifozët, nofkë që dhe vetë dardanit i pëlqen pasi shpesh preferon që golat t’i festojë duke mbyllur njërin sy.

