364 ditë më parë, polici Afrim Bunjaku humbi jetën pabesisht nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit në Kosovë.
Në një intervitë për Top Channel, vëllai i tij Muj Binjaku ka treguar detaje për momentet e fundit para se Afrim Bunjaku të ndërronte jetë. Ai tha se ishte mëngjesi i datës 24 shtator, ora 05:30, kur e kanë marrë në telefon për t’i thënë vëllai i tij është plagosur.
“Nesër bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta e Afrimit. Do të ketë homazhe në varreza dhe tubim në Prishtinë. Ishalla vjen drejtësia në vend, autorët të dorëzohen para drejtësisë.
Kam qenë shumë i lidhur e Afrimin, vetëm një vëlla kam pasur. Telefonata e fundit ka qenë një ditë përpara, kemi qenë shumë të lidhur. E ka marrë në tel i ka thënë ‘mos të zgjova nga gjumi?’. ‘Jo, jo’, mu përgjigj. I kam thënë që situata s’ka qenë e mirë dhe të ruhet, dhe ka thënë ‘s’kanë ku shkelin në tokën time, është e imja’ Ishalla qoftë rasti i fundit ky i vëllait tim,” tregoi i përlotur ai.

