Telenews

Vëllai i Hashim Thaçit takon ambasadorin William Walker, e falënderon për kontributin për Kosovën

Idriz Thaçi, vëllai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan William Walker.

Gjatë takimit, Idriz Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Walker për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën, veçanërisht për rolin e tij historik në zbardhjen e masakrës së Reçakut dhe në ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar për krimet e kryera gjatë luftës.

Ai e ka cilësuar William Walkerin si hero të Kosovës, duke theksuar se populli i Kosovës do ta kujtojë gjithmonë angazhimin dhe guximin e tij në momentet më të vështira për vendin.

Nga ana tjetër, ambasadori Walker ka theksuar se gjyqi kundër presidentit Thaçi dhe të tjerëve është i padrejt dhe i paprecedent në drejtěsinë ndërkombëtare.

Të ngajshme

Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët

Yllka Gashi

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Yllka Gashi

Familja shqiptare që humbi 3 djem në zjarr, prindërit me dy fëmijët e tjerë mbijetuan

Yllka Gashi