Telenews

Vëllezërit kampionë Bakaj takojnë Sali Berishën

Dy kampionët shqiptarë të boksit, vëllezërit Amarildo dhe Roberto Bakaj, patën një takim me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në këtë takim të përzemërt, sportistët që përfaqësojnë Shqipërinë me nder në arenën ndërkombëtare, ftuan të gjithë shqiptarët anembanë botës të votojnë numrin 1 në zgjedhjet e 11 majit, Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore. “Faleminderit për mikpritjen Doktor Sali Berisha, fitore, fitore”, shkruhet në statusin e vëllezërve kampionë të boksit, të shoqëruar me videon që mund ta shihni më poshtë. Kush janë vëllezërit Bakaj

Amarildo dhe Roberto Bakaj janë dy boksierë profesionistë shqiptarë që kanë fituar vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare të boksit, veçanërisht në Gjermani, ku ata aktualisht jetojnë dhe stërviten.​

Amarildo është i njohur për stilin e tij agresiv dhe përqindjen e lartë të fitoreve me nokaut.

Në ndeshjen e tij të fundit më 12 prill 2025 në Bochum, ai fitoi me nokaut në raundin e parë ndaj Jose Rivas Tapology

Roberto është një boksier i fuqishëm me një rekord të pastër dhe përqindje të lartë të fitoreve me nokaut.

Në ndeshjen e tij të fundit më 12 prill 2025, ai fitoi me nokaut në raundin e dytë ndaj Jose Yanez.

Të ngajshme

Moti sot

Erzana Fazliu

Ngjarjet e ditës: 24 prill 2025

Erzana Fazliu

Ky është i dyshuari për plagosjen në Emshir – arratiset

Donat Hashani