Gazeta Sinjali raportoi sot me detaje për një incident që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, në një shtëpi në lagjen “Përroi i njelmët” në Prishtinë, ku anëtarët e familjes Krasniqi u kapën me hajnat që i zunë në flagrancë. Nga shtëpia që të dyshuarit e kishin cak për të kryer vjedhjen, u dëgjuan të shtëna nga armët që dyshohet se u shkrepën gjatë këtij ballafaqimi.
Rastin e ka konfirmuar tashmë edhe Policia, me ç’rast ka bërë të ditur se pesë vëllezër janë arrestuar nën dyshimin për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.
“Te shtëpia e tyre persona të panjohur kishin tentuar të kryej vjedhje me çka dhe kanë filluar të shtënë me armë zjarri ndërmjet njëri tjetrit, por pa ndonjë pasoje”, ka njoftuar Policia.
Edhe PK e ka konfirmuar se me rastin e intervenimit nga ana e njësive policore, janë gjetur dy kallashnikovë, 1 mitraloz dore, dhe mbi 70 fishekë që janë sekuestruar nga nga zyrtarët policorë si prova për rastin.
“Pas disa të shtënave me armë zjarri janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë (familjarë-vëllezër) nën dyshimin se te shtëpia e tyre person-a të panjohur kishin tentuar të kryej vjedhje me çka dhe kanë filluar të shtënë me armë zjarri ndërmjet njëri tjetrit, por pa ndonjë pasoj, ndërkohë gjatë intervenimit njësiteve policore për reagim të shpejtë (NJRSH) dhe në rroba civile, këtyre të fundit të shtënat e armëve ju kanë vishkulluar në drejtim të tyre, por pa pasoja. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar: Dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë, ndërkohë me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregulltë.”, ka njoftuar Policia.