Telenews

Vendos FBK, se në cilin qytet zhvillohet Kupa e Kosovës

Edicioni i ri i Kupës së Kosovës, ku do të ballafaqohen tetë skuadrat e Superligës do të zhvillohet në Rahovec.

Kështu ka vendosur Bordi Ekzekutiv i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e fundit të mbajtur të hënën.

Për organizimin e saj FBK ka kërkuar masa të rrepta sigurie në palestrën “Mizahir Isma”, vendosjen e kamerave si dhe angazhimin e një prokurori kujdestar në palestër në datat e organizimit të eventit/

Po ashtu federata ka bërë të ditur që do të lejohen tifozët në ndeshjet e kupës, por jo në mënyrë të organizuar dhe pa simbole dalluese.

Të ngajshme

Chelsea merr lajmin e keq për Joao Pedron, sulmuesi do të mungojë për disa javë –

KushtrimGuraj

Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj