Telenews

Verë ‘e majme’ për estradën kosovare: 10 milionë euro qarkullim veç për tre muaj, ATK i dënoi 329 herë

Estrada e Kosovës po vazhdon të ketë fitime të majme në koncerte, dasma e tjera evenimente ku ata performojnë.

Të dhënat zyrtare flasin për miliona euro qarkullim veç përbrenda tre muajve të verës; korrik, gusht, shtator.

Kësisoj, vetëm gjatë kësaj periudhe, estrada pati qarkullim prej 10 milionë eurosh.

E për tetë muaj, nga janari deri në gusht, kjo kategori i pagoi shtetit 2.3 milionë euro në formë tatimesh.

Nga ATK, për Telegrafin thonë se këtë vit ka pasur rritje të konsiderueshme të tatimeve të mbledhura nga ky institucion nga këngëtarët.

“Nga janari-gusht 2024, ATK ka mbledhur tatime në vlerë 2.3 milionë euro, kjo rritje e konsiderueshme në deklarimin dhe pagesën e tatimeve vjen nga këngëtarët dhe performuesit e tjerë të industrisë muzikore”, thotë zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi – Sefa.

Një deklarim i tillë i Bytyqi – Sefës mbështetet në të dhënat zyrtare që e konfirmojnë konstatimin e saj.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 9 tetor

Rrezarta Ramaj

Gjendet pa shenja jete i moshuari që u zhduk pak ditë më parë

Rrezarta Ramaj

Maarif sjell risi në arsimin kosovar, inteligjenca artificiale futet në kurrikulë

Rrezarta Ramaj