Moti i ligë me stuhi dhe shi të rrëmbyeshëm që ka përfshirë Pejën të shtunën, ka vështirësuar qarkullimin në rrugët e këtij qyteti.
Megjithatë, nga komuna në një prononcim për Telegrafin kanë deklaruar se rrugët janë të kalueshme.
“Rrugët janë të kalueshme, por sigurisht me vështirësi”, ka thënë zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj.
Ai tutje ka bërë të ditur se zonat me gjendjen më të rënduar janë qendra e qytetit, rruga “7 shtatori” si dhe pjesa afër stacionit të trenit.
“Pjesa e qendrës është në gjendje më të rëndë, rruga ‘7 shtatori’ si dhe te stacioni trenit. Sigurisht ka edhe lagje të tjera, por këto kemi arritur që t’i shohim pasi jemi në terren bashkë me kryetarin. Shiu është aq i madh se që nuk po kemi mundësi as të intervenojmë”.

