Telenews

Vështirësitë në të nxënit – sfidat dhe potencialet e fshehura të fëmijëve

Vështirësitë specifike të të nxënit të një kategorie të veçantë fëmijësh, shpesh lidhen me çrregullime neuro-zhvillimore, të cilat ende nuk dihen në thelb, kështu ka thënë psikologu klinik, Ilir Havolli.

Këto sfida, sipas tij, pengojnë përparimin akademik të fëmijëve dhe mund të ketë ndikim në aftësinë e tyre të ruajtur të inteligjencës.

Në veçanti, psikologu përmend vështirësitë në lexim, shkrim dhe llogaritje si shenja të mundshme të problemeve të të nxënit.

“Kur flasim për vështirësitë te të nxënit që janë me specifike dhe më të njohura dhe janë ato që duhet me u diskutu që zakonisht prindërit i takojnë tek fëmijët e tyre kur e shohin në klasën e parë dhe dytë kur fëmija has probleme në të lexuar në shkrim dhe nëpër llogaritje të numrave atëherë identifikon këto vështirësi te të nxënit. Dhe këto janë vështirësi më specifike, sepse këto e ruajnë inteligjencën e individit, pra mund ti ketë  prezentë këtë vështirësi dhe për me u plotësu kriteri për vështirësi te të nxënit individi duhet ta ketë të ruajtur inteligjencën”, ka thënë ai.

Psikologu klinik, Ilir Havolli.

Megjithatë, ai në emisionin Reload, ka thënë se këto vështirësi nuk duhet të konsiderohen si një shenjë e dobësimit intelektual, duke shtuar se rastet kur individët kanë pasur sfida në të lexuar dhe shkruar kanë arritur sukses në fusha të tjera si biznesmenë.

Havolli ka sugjeruar përdorimin e testeve psikologjike për të identifikuar vështirësitë në të nxënit dhe për të vlerësuar kapacitetin intelektual të individit.

“Duhet më anë të testeve psikologjike dhe ta identifikojmë nëse është vështirësi te të nxënit apo jo dhe nëse është e matim inteligjencën e tij, dhe nga ky individë e kemi një potencial dhe një vullkan të logjikës sepse këta fëmijë çdo herë e themi se kanë potencial të logjikës, truri i tyre ku janë përqendruar sfera e trurit tek aftësia e shkrimit e leximit apo llogaritjes mund të jetë pak e turbulluar e dëmtuar pak jo funksionale”, është shprehur ai.

Ai ka theksuar se disa individë mund të kenë aftësi të larta në sfera të tjera si imagjinata dhe krijimtaria, edhe pse mund të kenë vështirësi në lexim dhe shkrim.

“Por që kapaciteti intelektual nga pjesa e majtë e trurit kalon te pjesa e djathtë pikërisht tek sferat e krijimtarisë imagjinatës e të tjera dhe mund të rastisë një individ i cili nuk ka ditur të shkruaj e lexojë por sot është biznesmen. Janë këta persona që nuk kanë pasur mundësi të lexojnë e të shkruajnë por që aftësia e tyre imagjinata e tyre është i paraparë këta arrijnë në jetë”, ka thënë tutje psikologu Havolli.

Intervistën e plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm:

source

Të ngajshme

Familjarët thanë se s’iu dha ndihma mjekësore, Spitali i Prizrenit jep versionin për vdekjen e pacientes

22 Maj – Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik

Donat Hashani

“600 mijë euro investim substancial”, Kurti me lëvdata për rinovimin e Onkologjisë