Telenews

Vetaksident në Pejë, dy persona të lënduar

Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 13:05 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për IndeksOnline rastin, duke bërë të ditur se në aksident është përfshirë një veturë dhe si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 13:05, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë. Në këtë aksident ishte e involvuar një veturë dhe si pasojë 2 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj