Telenews

Vetaksident në Ranillug, vdes një grua

Një grua ka vdekur dhe dy të tjera janë lënduar sot si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Domorovc-Hodonovc të Ranillugës.

Këtë rast për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se të lënduarat janë transportuar në emergjencën e spitalit në Gjilan.

“Ju informojmë se rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc (Komuna Ranillug) ka ndodhur një vet-aksident trafiku me fatalitet. Në këtë vet aksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja Shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka ndërruar jetë , ndërsa dy pasagjere (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime  dhe janë transportuar në emergjencën e spitalit në Gjilan.

Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në kordinim me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhë ky vet aksident i rëndë që na ka tronditë të gjithëve”, tha Hashani. 

Të ngajshme

Pretendohet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagime nga deputetët e ish-opozitës

Rrezarta Ramaj

Igball Jashari: Ata që e fyen Bacë Rifatin nuk janë njerëz

Rrezarta Ramaj

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel i rrezikuar

Rrezarta Ramaj