Dihet se ushqimi i pasur me proteina është i rëndësishëm për kocka dhe muskuj të fortë, por ai mund të ndikojë edhe në jetëgjatësi. Ja çfarë thotë shkenca për rolin e proteinave bimore në një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme
Studiuesit prej vitesh kërkojnë “formulën ideale” të stilit të jetesës, atë që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të rënda si kanceri dhe sëmundjet e zemrës, duke kontribuar njëkohësisht në jetëgjatësi. Studimet tregojnë vazhdimisht se ushqimi i balancuar dhe aktiviteti fizik janë ndër faktorët kryesorë që ndihmojnë trupin të mbetet i shëndetshëm me kalimin e viteve.
Nutricionistja Viki Retelny thekson se nuk ekziston një dietë e vetme perfekte, por ka ushqime që forcojnë sistemin mbrojtës të organizmit dhe ndihmojnë në zgjatjen e jetës. Ajo nënvizon rëndësinë e një diete të balancuar që përfshin të gjitha makronutrientët.


