Telenews

Veteranët i kundërpërgjigjen deputetëve, protestojnë të enjten

Pas miratimit të Ligjit për Pagën Minimale, ku nuk përfshihen veteranët, kanë reaguar nga OVL e UÇK-së, të cilët e kanë quajtur Kuvendin si “kuvend i turpit të Kosoës”.
Në një komunikatë për media, ata kanë ftuar ‘protestë gjithëpopullore’ para Kuvendit e Qeverisë më 16 qershor, me fillim prej orës 09:30.
Nga kjo organizatë kanë thënë se deputetët që e votuan këtë ligj, kanë vepruar kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Ata vepruan sot edhe kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, pra kundër ligjit 05/L-141 i cili thotë në nenin 16 A pika 3.1. “Deri në kategorimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik”, pra ligji bazik është ai që i lidhë veteranët me pagën minimale”, thuhet në komunikatë.
Njoftimi i plotë:
Kuvendi i turpit të Kosovës, deputetët e pushtetit (me ndonjë përjashtim) së bashku me pakicat, të rrethuar me forca policore, miratuan në lexim të parë projektligjin për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit u përjashtuan veteranët e luftës së UÇK-së edhe nga paga minimale.
Ata vepruan sot edhe kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, pra kundër ligjit 05/L-141 i cili thotë në nenin 16 A pika 3.1. “Deri në kategorimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik”, pra ligji bazik është ai që i lidhë veteranët me pagën minimale.
Për shkak të këtij turpi të deputetëve të Kuvendit, Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, ftojnë protestë gjithëpopullore para institucioneve (Kuvend e Qeveri) me datën 16 qershor 2022 prej orës 09:30.
Dalja sa më masive në protestë, nënkupton mbrojtje të institucionit më të lartë, luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kategorive të saj.

Të ngajshme

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 75-vjeçarit nga Prishtina, u largua nga shtëpia para dy ditësh

Rrezarta Ramaj

Ditën e parë si presidente, Shirkoka-Pula e nis me homazhe në Prekaz

Rrezarta Ramaj

Kurti thotë se do ta takojë presidenten sot

Rrezarta Ramaj