Telenews

Vetëvendosje me disa xhirollogari bankare të kundërligjshme, auditori gjen shkelje te raporti financiar i saj

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e audituara vjetore financiare të partive politike (2021) dhe raportet e audituara të deklarimit financiar të subjekteve politike të fushatës së zgjedhjeve parlamentare dhe lokale (2021).

Auditori ka gjetur se Lëvizja Vetëvendosje e ka shkelur rëndë Ligjin për Financimin e Partive Politike, pasi që bazuar në ligj u lejohet subjekteve politike të kenë vetëm një llogari bankare, ndërsa nga auditimi ka rezultuar se kjo parti ka disa llogari.

LEXO EDHE KETE

Ekskluzive: Kompania e vëllait të deputetit të VV-së kapet me kontrabandë

Neni 13 i ligjit, pika 2, thotë se subjekti politik e hap një llogari bankare të veçantë, në njërën nga bankat komerciale të regjistruara në Republikën e Kosovës.

“Subjekti politik ka më shumë se një llogari aktive bankare vetëm në një bankë komerciale, konfirmimet nga banka komerciale janë se vetëm njëra është llogari kryesore dhe tjerat janë nënllogari të degëve dhe nëndegëve të subjektit politik, por ne kemi vlerësuar përsëri se kjo nuk është në harmoni me Ligjin Nr.04/L-212.”, thuhet në raportin e auditimit. /Botapress.info/

Të ngajshme

Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, ndëshkohen dy shoferë me 500 €

Valjeta Turkaj

Franca thotë se “Rafalet” i vendosi për t’i mbrojtur bazat e saj ushtarake në Emirate

Valjeta Turkaj

Për një mosmarrëveshje në komunikacion përleshen dy burra në Fushë Kosovë – bëhen për tretman mjekësor

Valjeta Turkaj