Telenews

Vetura që u përdor për grabitje në Suharekë u gjet në këtë fshat të Kosovës

Policia e Kosovës ka gjetur veturën e cila është përdorur në grabitjen e armatosur në argjendarinë “Diakos” në Suharekë. 

Këtë e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës. Në një komunikim zyrtar me mediumin, nga policia kanë bërë të ditur se vetura është gjetur në fshatin Jezerc, shkruan Telenews.al

“Mund të konfirmojmë se sot, në orët e pasditës pas hetimeve të zhvilluara, në fshatin Jezerc është gjetur vetura e cila dyshohet se ishte përdorur në rastin e grabitjes në Suharekë.”, thotë policia për Paparaci.com.

Gjithashtu, policia thotë se “Njësitet relevante policore janë duke kryer ekzaminimin e veturës, për të vazhduar me konfiskimin dhe procedurat e mëtejme hetimore.”

Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Nga ky incident përveç një polici të plagosur, ka mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Të ngajshme

Nga pafajësia e Andi Pajazitit te aktakuza ndaj Dukagjin Lekajt – çfarë zbulojnë dy dosjet për natën e përgjakshme në “Bon Vivant”? –

KushtrimGuraj

Bashkëjetesa, divorci dhe trashëgimia – çfarë ndryshimesh propozon Kodi i ri Civil? –

KushtrimGuraj

“Do të dal i pastër si loti”, ekipi i Thaçit shkruan në rrjetet sociale –

KushtrimGuraj