Telenews

VIDEO: Djali i Hashim Thaçit dhe djali i Kadri Veselit i dalin në përkrahje Arian Tahirit për Kryetar të Mitrovicës

Endrit Thaçin e Klestor Veselin, djemtë e dy figurave kryesore të luftës, lirisë dhe shtetndërtimit në Kosovë, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, deri më sot nuk i kemi parë askund së bashku në fushatën e këtyre zgjedhjeve lokale.

Për herë të parë, djali i Hashim Thaçit dhe djali i Kadri Veselit, sonte janë parë së bashku në përkrahje të Arian Tahirit, kandidatit të PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, në një tubim me familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së.

“Në mesin e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, fola si djalë i Mitrovicës që nuk e harron kurrë sakrificën për liri. U nderova që isha bashkë me Endritin dhe Klestorin, djalin e Hashim Thaçit dhe djalin e Kadri Veselit. Liria është e shenjtë dhe detyra jonë është ta nderojmë me vepra të mira. E dimë kush jemi. E dimë nga vijmë. Dhe ecim përpara me krenari e nder. #UÇK #PDK191 #PerTyGjithmoneMitrovice”, ka shkruar Tahiri.

VIDEO: https://www.facebook.com/share/v/1CpbLFuPu3/?mibextid=wwXIfr

Të ngajshme

Dr. Ramë Gashani falënderon Endrit Thaçin për mbështetjen në fushatë

KushtrimGuraj

KQZ-ja publikon udhëzimet për votimin e diasporës përmes postës

KushtrimGuraj

Besnike Fazliu, kandidate për Asamblenë Komunale nga PDK: Zëri i mësimdhënësve në shërbim të qytetarëve

KushtrimGuraj