Telenews

VIDEO: Lëvizja e dy tifozëve anglezë bëhet hit: Humbën ‘golin më të bukur’, tashmë e kanë shkarkuar trajnerin

Anglia mposhti Sllovakinë me rezultat 2:1 në një ndeshje dramatike në 1/16-at.

Së pari, në minutën e pestë të shtesës, Jude Bellingham e çoi ndeshjen në vazhdime me një goditje gërshërë, e pastaj Harry Kane konfirmoi fitoren e Anglisë.

Megjithatë, jo të gjithë tifozët e panë këtë kthesë të Anglisë në Gelsenkirchen, sepse disa bënë një gabim fatal. Të zhgënjyer me paraqitjen e kombëtares së tyre, tifozët anglezë u larguan herët nga stadiumi.

Sllovakët patën avantazhin në pjesën e parë dhe tifozët e favoritit të madh humbën gradualisht besimin në skuadrën e tyre. Shumë prej tyre u larguan nga stadiumi para përfundimit të lojës, të bindur se nuk do të kishte asgjë për t’u parë.

“Kjo është marrëzi. Southgate duhet të shkarkohet”, thanë tifozët teksa po largoheshin nga Veltins-Arena në Gelsenkirchen. Nuk e kishin idenë se do të humbisnin ndoshta golin më të bukur të kampionatit deri tani.

Tashmë fansat do të pendohen gjithë jetën që nuk qëndruan deri në fund. Për shkak të padurimit të tyre, ata humbën rikthimin e madh të ekipit të tyre dhe kalimin në çerekfinale.

Të ngajshme

Kosova kualifikohet në Play-off të Kampionatit Evropian për Esports pas fitores ndaj Danimarkës

KushtrimGuraj

Alonso do të mbajë takim urgjent me dy lojtarë të Real Madridit pas poshtërimit nga PSG

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani rinovon me Hoffenheim deri në vitin 2029 – zyrtarizimi në fund të javës

KushtrimGuraj