Telenews

Video me armë në dorë alarmon Policinë në Gjakovë – i dyshuari thotë se ishte shkrepës

Një video-incizim i shpërndarë ka vënë në lëvizje Policinë në Gjakovë, pasi në të shfaqej një person me armë në dorë, mëson Sinjali.

Rasti është regjistruar më 29 prill 2026 rreth orës 10:00 në rrugën “Pashko Vasa”, ku njësia e hetimeve ka pranuar incizimin ku shihet Sarmand Cufa me një armë.

Pas identifikimit, i dyshuari është kontaktuar nga Policia dhe ka deklaruar se arma nuk ishte reale, por një shkrepës, ndërsa video sipas tij ishte realizuar kohë më parë.

Në kuadër të hetimeve është kryer edhe kontroll në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur asnjë mjet i dyshuar.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime për verifikimin e plotë të rrethanave.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Policia ndal veturën në Obiliq – brenda gjen pistoletë, 18 fishekë dhe marihuanë

KushtrimGuraj

Ky është 32-vjeçari nga Prizreni që humbi jetën në aksidentin mes motoçikletës dhe veturës –

KushtrimGuraj

Gjuetari ia merr jetën nënës së 5 fëmijëve, e ngatërroi me një dre

Yllka Gashi