Telenews

VIDEO: Tensione në seancë: Fyerje të rënda dhe konfrontim mes Bulliqit e asamblistit të LDK-së

Seanca e Kuvendit Komunal të Podujevës të enjten është shtyrë për shkak të një tensioneve lidhur me asamblistin Demokrat Hodolli, njëherazi anëtar i Komisionit për Komunitete.

Hodolli, i propozuar për këtë pozitë nga LDK-së kur ishte pjesë e grupit të asamblesistëve të kësaj partie, ka dhënë dorëheqje nga grupi i LDK-së disa muaj më parë. LDK ka kërkuar që ai të zëvendësohet me një tjetër përfaqësues të partisë dhe ka propozuar shkarkimin e tij, por propozimi nuk ka kaluar.

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi i LVV-së i ka thënë asamblistëve të LDK-së se ata e kishin propozuar dhe votuar Hodollin për pozitën në komision, ndërkaq Ekrem Rrahmani, asamblist i LDK-së, i ka thënë Bulliqit se ai është tradhtar.

“Na jena mësue me këso tradhtar sikurse ti, se t’i ke pi ma s’pari”, ka thënë Rrahmani.

“Kqyre, ti tanë kohën ke hangër në grazhd të Hashim Thaçit, kurrë s’të kam thanë tradhtar deri sot. Ti ke hangër aty, edhe vazhdon hala me hangër aty”, i është përgjigjur Bulliqi.

“Ti ke thanë Çakorri, Çakorri..”, i është kthyer Rrahmani.

Debati mes Bulliqit dhe Rrahmanit ka eskaluar me gjuhë të ulët. Bulliqi e ka quajtur “pis” Rrahmanin, ndërsa ai ia ka kthyer: “Ti je legen”.

Në mbyllje të seancës, Rrahmani ka shkuar ta konfrontojë nga afër Bulliqit, me asamblistët e tjerë në sallë që e kanë tërhequr atë për të shmangur një përplasje të mundshme fizike.

Të ngajshme

Protestat hyjnë në ditën e 14-të, Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët

Rrezarta Ramaj

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj