Telenews

VIDEO| Ushtari i KFOR-it amerikan po e shijon zgjatjen e sheshit, bëhet viral me vallëzimin e tij

video|-ushtari-i-kfor-it-amerikan-po-e-shijon-zgjatjen-e-sheshit,-behet-viral-me-vallezimin-e-tij

Ndonëse qytetarët shprehen të mllefosur për mbylljen e rrugës nga Katedralja në drejtim të Hotel Grandit, ushtari i KFOR-it amerikan duket se po e shijon vallëzimin në hapësirat e rrugës “Xhorxh Bush”.

Videoja e tij duke vallëzuar ka shkuar viral në rrjetin social Tik-Tok.

Vëmendje të madhe mori edhe lëvizja e duarve. Ai poashtu pati përkrahjen nga ushtarët e tjerë kolegë si dhe qytetartë, të cilët përveç që e incizuan edhe e duartrokitën.

Ndryshe, rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë do të jetë e mbyllur deri më 8 janar 2023, për shkak të festave të fundvitit.

Komuna ka njoftuar ditë më parë se rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”.

VIDEO:


Të ngajshme

Begaj pret ambasadorin e Ekuadorit, kërkon njohjen e Kosovës: Një kontribut për paqen dhe sigurinë në Ballkan

Yllka Gashi

Operacion në barkun e nënës, mjekët korrigjojnë gastroskizën para lindjes

Yllka Gashi

Shkelje të rënda, Inspektorati ndal punimet në Podujevë e Shtime, një rast përfundon në polici

Yllka Gashi