Një person ka raportuar se i janë vjedhur tri bagëti.
Për rastin e vjedhjes janë duke u kryer hetime intensive, ka njoftuar policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
VJEDHJE E RËNDË/Drenas 17.10.2022 – 07:56. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur i kanë vjedhur tri bagëti. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori përderisa janë duke u kryer hetime intensive.
Të kujtojmë se një rast i ngjashëm ka ndodhur para pak ditëve edhe në Komunën e Obiliqit, kur një qytetar ka raportuar në Polici se hajnat gjatë natës i kanë vjedhur dy bagëti.