Telenews

Vitia: Do të rrisim cilësinë e shërbimeve ndaj pacientëve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ishte sot për vizitë në Klinikën e Urologjisë ku u prit nga drejtori i Klinikës e Urologjisë,Petrit Nuraj, ku u kryen operacionet e para të këtij lloji në shërbimin shëndetësor publik.

Vitia ka thënë se si ministër do të punojë që të rrit cilësinë e shërbimeve dhe do të zgjerojë listën e shërbimeve në sektorin publik.

“Jam duke e përsëritur në çdo takim me profesionistët shëndetësorë se jam në dispozicionin tuaj dhe ju lutem mos më kurseni për çka do që keni nevojë për t’i përmirësuar shërbimet shëndetësore. Ju përgëzoj për shërbimin e ri që keni filluar dhe ju ftoj që bashkërisht të punojmë për zgjerimin e shërbimeve tjera”.

“Si ministër do jem me ju që të rrisim cilësinë e shërbimeve dhe zgjerojmë listën e shërbimeve në sektorin publik”, tha Vitia.

Të ngajshme

Studimi: 90% e pacientëve nuk vuajnë më nga pasojat e COVID-19 të zgjatur

KushtrimGuraj

Vitia priti në takim Szunyogun, këto ishin temat e diskutimit

Donat Hashani

Çfarë ndodh me trupin tonë nëse nuk konsumojmë alkool për një muaj

Flaka Ajeti