Telenews

Vizita e presidentit të Shqipërisë, disa rrugë do të mbyllen për qarkullim

Policia ka njoftuar se me rastin e vizitës zyrtare të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, nga sot deri më 18 shkurt, do të bëhet ndërprerje e përkohshme e qarkullimit të trafikut, në intervale të shkurtra kohore, në disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes.

“Po ashtu, me rastin e shënimit të ‘15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës’, gjatë realizimit të aktiviteteve festive lidhur me këtë shënim, për arsye të lëvizjeve të personaliteteve dhe pjesëmarrësve në shënimin e kësaj ngjarjeje, në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve, do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në komunikatën e policisë.

Të ngajshme

Publikohet videoklipi i këngës së Ilir Shaqirit, “Jo në emrin tim”

Rrezarta Ramaj

Tahiri u bën thirrje deputetëve: Kthehuni në Kuvend dhe votojeni Ligjin për Dhomat e Specializuara

Rrezarta Ramaj

Kurti nuk tregon nëse do të ketë takim me Hamzën: Do të flasim në Kuvend e Qeveri për këto çështje

Rrezarta Ramaj