Telenews

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja

Një vjedhje me vlerë të konsiderueshme është raportuar së fundi në rajonin e Pejës, ku një 27-vjeçare ka denoncuar zhdukjen e 94 mijë frangave zvicerane.

Sipas kallëzimit të saj, shuma e parave është marrë nga valixhja, ndërsa rasti tashmë është në duart e organeve të hetuesisë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se pas pranimit të rastit janë ndërmarrë menjëherë veprimet e para hetimore në bashkëpunim me hetuesit rajonalë të Policisë së Kosovës.

Ai bëri të ditur se Prokuroria dhe Policia po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit apo autorëve të mundshëm. Hetimet lidhur me këtë vjedhje janë ende në vazhdim.

Të ngajshme

Dogana vjen me një njoftim për udhëtarët lidhur me paisjet elektronike

Yllka Gashi

Shtyhet seanca për Masakrën e Mejës, munguan tre avokatë – seanca e radhës më 25 shtator

Yllka Gashi

Gruda: Kurti i dëshiron të gjitha pushtetet, ne nuk mund t’ia lejojmë

Yllka Gashi