Marketet në vendin tonë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë cak i vjedhjeve dhe grabitjeve, ku hajnat arrijnë të kapin para apo gjësende ushqimore. Përveç humbjeve, këto raste po shkaktojnë pasiguri si për punëtorët ashtu edhe për klientët, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ndodhi së fundmi në qendrën tregtare ETC në Lipjan, ku një person arriti të kryente vjedhje, por jo edhe të shpëtojë nga prangat e Policisë.
Siç merr vesh Sinjali, i dyshuari rreth 22-vjeçar, i cili kishte vjedhur rroba të ndryshme në këtë qendër, u kap nga një punëtor i sigurimit, i cili e ndaloi dhe e njoftoi Policinë.
Bazuar në informacionet e para, i dyshuari është azilkërkues, i cili është i strehuar ne Qendrën e azilit që ndodhet në Magure.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe i dyshuari u shoqërua në stacion policor.
Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.
The post Vjedhje në qendrën tregtare ETC në Lipjan, 22-vjeçari kapet në flagrancë nga sigurimi appeared first on Sinjali.

