Telenews

Vjedhje në QTA në Prishtinë

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër dyqane, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Të dyshuarit shpesh herë arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, duke mos u arritur që të identifikohen nga Policia, raporton Telenews.al.

Një vjedhje ka ndodhur edhe në marketin ‘QTA’ në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm, persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda objektit dhe kanë vjedhur gjësende.

Rastin e ka denoncuar në Polici menaxheri i lokalit, i cili ka bërë me dije se hajnat kanë marrë nga depoja e marketit cigare dhe kafe.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit. /Telenews.al/

Të ngajshme

Disa lagje të Prishtinës pa ujë që nga ora 14:00, banorët ankohen për mungesë përgjigjeje

Rrezarta Ramaj

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj