Telenews

Vjen lajmi i shumëpritur për ish-punëtorët e “Ballkanit”: Qeveria miraton vendimin

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për shpronësim të pronës së paluajtshme ish-shoqërore “Ballkani” Njësia Damper për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kështu, është miratuar edhe ndarja e 20% për ish-punëtorët e Ballkanit.

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij tha se ka zgjatur tejet shumë padrejtësia ndaj ish-punëtorëve të Ballkanit.

“Me përfundimin e procedurës së shpronësimit sipas hapave ligjor të ndërmarra nga MMPHI do të kompenzohen në vlerën prej 20 për qind të shumës edhe punëtorët e ish fabrikës “Ballkani”. Padrejtësia ndaj të cilëve në kuptim zbatimi detyrimi ka zgjatur tejet shumë. Qeveria jonë sigurohet në përmbushjen e të drejtave të punëtorëve”, u shpreh Kurti.

Të ngajshme

Abdixhiku: Nismë e gabuar, e pavend dhe e pakohë, ndjej keqardhje për ata që sabotuan partinë

Blearta

Zjarr i madh në Durrës në zonën e Shkozetit, 5 zjarrëfikëse në vendgjarje

Blearta

Vdes zyrtari policor i Kosovës

Blearta